Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon t’i bëjë krenar të gjithë me arritjet e saj në muzikë.

Ajo së fundmi u vlerësua si artistja, këngët e së cilës janë dëgjuar shumë më shumë se të artistëve të tjerë që kanë qenë për vite në vendet e para, në Britani të Madhe, gjatë vitit 2020.

Për vite me radhë, Ed Sheeran ka qenë një ndër artistët që ka kryesuar listën në Britani të Madhe.

“Physical” dhe “Don’t Start Now”, kanë qenë në toplistën e 10 këngëve më të popullarizuara në Britani.

Ndërkohë që para Duas, pos Ed Sheeran, lista ishte ndjekur nga Ariana Grande dhe Sam Smith.

“Future Nostalgia”, ishte publikuar vetëm katër ditë pasi Britania e Madhe kishte hyrë në karantinë, ku pas kësaj Dua ka bërë të ditur se kjo kishte qenë një periudhë shumë e vështirë për të, pasi nuk kishte vendosur se cila ishte koha e përshtatshme për të realizuar këtë projekt.

Ndërkohë, ky album u bë ndër më të shiturit e vitit 2020 në Britani të Madhe, ku edhe fitoi cmimin për albumin pop më të mirë në Brit Awards./21Media