People’s Choice Awards ka publikuar listën e plotë të të nominuarve për këtë edicion, ku në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Ava Max.

Disa nga artistët që janë nominuar në kategori të ndryshme në edicionin e sivjetëm janë  Taylor Swift, Lady Gaga, Justin Bieber, Justin Timberlake, Jonas Brothers, The Weeknd, Christina Aguilera, Miley Cyrus, Ariana Grande dhe shumë të tjerë.

People’s Choice Awards këtë vit përfshinë edhe kategori të reja të nominimeve si ‘Artistin e ri më të mirë të vitit 2020’, ‘Bashkëpunimi më i mirë muzikor i vitit 2020’ si dhe ‘Kolona zanore më e mirë e vitit 2020’.

Artistja nga Prishtina, Dua Lipa kandidon për katër çmime: ‘Artistja më e mirë e vitit 2020’, ‘Albumi më i mirë i vitit 2020’ për albumin ‘Future Nostalgia’, ‘Kënga më e mirë e vitit 2020’ për këngën ‘Break my heart’ dhe për çmimin ‘Videoja muzikore më e mirë e vitit’ për bashkëpunimin ‘Un Dia’ me J Balbin, Bad Bunny dhe Tainy.

Kurse Ava Max Ava Max është e nominuar në kategorinë ‘Artistja e re më e mirë’ dhe ‘Kolona zanore më e mirë’ për interpretimin e kolonës zanore ‘On Me’ të filmit ‘Scooby Doo’.

Votimi filloi më 1 tetor dhe përfundon të premten e 23 tetorit në 11:59 pasdite.