Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, sot feston 25 vjetorin e lindjes.

Babai i saj Dukagjini me anë të disa fotografive në Instagram i ka uruar ditëlindjen bijës së tij.

“25 vjet që ti ke lindur dhe unë jam bekuar. Tani je rritur por ende je e vogla ima. Jam mirënjohës që jam me ty në këtë udhëtim të mrekullueshëm. Gjithmonë do më kesh duke të ruajtur. Urime ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografive./21Media