Teatri Dodona tani e tutje do të ketë webfaqen e re, ku qytetarët mund të informohen rreth aktiviteteve.

Për këtë webfaqe teatri ka marrë përkrahje nga fondacioni Sunny Hill me një donacion në vlerë 5000 euro, një falënderim nuk ka munguar edhe për yllin e muzikës Dua Lipa.

“Kjo uebfaqe, sistemi elektronik i biletave, të cilin e kemi lansuar në shtatorin e vitit të kaluar si dhe dizajnet e bukura me njoftime për shfaqjet tona, që i kemi postuar përgjatë tërë vitit të kaluar, janë pjesë e donacionit në vlerë prej 5,000 EUR nga Fondacioni Sunny Hill. Falënderojmë përzemërsisht Fondacionin Sunny Hill dhe patronen e këtij festivali, të mrekullueshmen Dua Lipa, për këto dhurata të bukura”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e teatrit.

Një falënderim për fondacionin Sunny Hill dhe Dua Lipën në lidhje me këtë dhuratë për teatrin “Dodona” e ka bërë edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. /21Media