Dua Lipa kërkon rreth 2 mijë e 200 euro për një takim me të

“The Sun” ka publikuar një shkrim ku ka zbuluar pagesat që kërkojnë disa prej të famshmëve, për një takim apo fotografi me ta, gjatë turneve të tyre. Sipas gazetës britanike Dua Lipa është më kërkuesja.
Biletat për ta vizituar këngëtaren kosovare nuk janë të lira. Fansat për Dua Lipën paguajnë deri në 2 mijë e 200 euro për një “festë shtëpie” para shfaqjes së mbajtur në vendin e koncertit, transmeton rtv21.tv.
Paketa përfshin një mësim kërcimi nga një koreograf profesionist, akses në një skuadër glam dhe një foto në grup me vetë yllin 26-vjeçar .
Klientët që paguajnë madje kanë mundësinë të bëjnë një vallëzim me këngëtarin, por vetëm nëse hyjnë  dhe fitojnë  në një konkurs paraprakisht.
Më pak se këngëtarja kosovare kërkojnë Wayne Rooney, këngëtari, Justin Bieber, aktori Arnold Schwarzenegger dhe këngëtarja Alicia Keys./21Media

Back to top button