Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, ka treguar suportin e saj për kandidatin amerikan, Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Ajo ka dalë hapur kundër presidentit aktual të ShBA-së, Donald Trump, duke kërkuar nga amerikanët që ta bojkotojnë.

Dua Lipa ka publikuar në InstaStory  rezultatin të një sondazhi parazgjedhor, që nxjerrin fitues Bidenin me 50 për qind.

 

Lipa u ka kërkuar ndjekësve të saj që të mos entuziazmohen nga ky rezultat, por të shkojnë dhe të votojnë.

“Mos u ndjeni rehat me këtë rezultat, shkoni jashtë dhe votojeni atë jashtë kësaj loje”, ka shkruar Dua, referuar Trumpit.

Dua përmes një video, ka treguar një nga arsyet që po mbështet Bidenin në këto zgjedhje – duke cekur ndihmën që ai ka dhënë për Kosovën në periudhat e saj të vështira.

“Përshëndetje të gjithëve, është Dua Lipa këtu. Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e plotfuqishme. Joe Biden qëndroi me neve kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Dhe ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet”, tha artistja me origjinë nga Kosova.

 

Kujtojmë se këngetarja Prishtinase me famë botërore , ka publikuar këngën e daj të re “Physical”.cila është vlerësuar jashtëzakonisht mirë. / 21Media