Dua Lipa lanson linjë të kufizuar të veshjeve sportive
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka lanësuar një linjë të kufizuar të veshjeve sportive.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram.
“Po vjen linja e re veshjeve të trajnimit!!! Shpresoj të jeni po aq të fikësuar sa unë”, ka shkruar Lipa.
Këto veshje sportive duket se janë inspiruar nga kënga e fundit e Duas “Training Season” të cilën e lansoi gjatë këtij muaji.
Në linjën e veshjeve sportive të Lipës përfshihen dy bluza sportive me mëngë të shkurtra, një set i geteve sportive me ngjyrë të kaltër të errët të kombinuara me disa vijëzime bardh e zi në stil të viteve të 90-ta, një bluzë e stilit ‘polo’ me mëngë të gjata, si dhe një bluzë tjetër me mëngë të shkurtra që i ngjan një fanelle futbollit, mbi të cilat shkruhet “training season”./21Media
View this post on Instagram