Dua Lipa mahnitëse në festivalin e Kanës
23 Maj 2019
Dua shkëlqeu në fustan të zi
Dua shkëlqeu në fustan të zi
Javën e kaluar është hapur edicioni i 72-të i Festivalit të Filmit në Kanë.
Festivali këtë vit do të presë yje të shumtë, përfshirë aktorët: Leonardo DiCaprio, Brad Pitt, Isabelle Huppert dhe muzikantët: Iggy Pop, Tom Waits, Elton John dhe Bono Vox.
Ndërsa në mesin e gjithë këtyre është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
23-vjeçarja për këtë paraqitje ishte përkujdesur deri në detaij e fundit për dukjen e saj.
Me një fustan të zi transparent, teksa e kishte kombinuar me aksesorë mjaft të veçantë Dua thjeshtë dukej shumë bukur.
Edicioni i 72-të i Festivali Ndërkombëtar të Filmit që nisi javën e kaluar do të vijojë deri më 25 maj, ndërsa për “Palmën e Artë” do të garojnë 21 filma./21Media