Dua Lipa ka pozuar për revistën e njohur W Magazine.

Fotografitë nga ky fotosesion, artistja shqiptare me famë botërore i ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ku dhe ka falënderuar ekipin realizues, shkruan rtv21.tv

Dua duket mahnitëse në këtë fotosesion të veçantë dhe si duket edhe adhuruesit e saj e kanë mirëpritur, pasi për më pak se një orë nga publikimi, ky postim është pëlqyer nga rreth 500 mijë ndjekës të saj.

Kujtojmë se Dua sot ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Madonna-n dhe Missy Elliott, të titulluar “Levitating”. Videoklipi i këngës është klikuar mbi 480 mijë herë në kanalin YouTube./21Media