Dua Lipa në fund të muajit nëntor do të mbajë një koncert virtual, për të ardhur sa më pranë adhuruesve të saj.

Dua e ka dhënë vetë këtë lajm nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Këngëtarja po iu ofron adhuruesve mundësinë ta shohin duke interpretuar live në këtë kohë kur koncertet fizike janë pezulluar anembanë botës, si pasojë e koronavirusit.

Në koncertin me titull “Studio 2054” që do të mbahet më 27 nëntor, pritet që Dua t’i ndërrojë kostumet dhe skenat ku do të performojë.

Gjatë performancave Dua do të shoqërohet nga disa muzikantë, balerinë, akrobatë të ndryshëm, dhe të ftuar specialë, identiteti i të cilëve po mbahet i fshehtë.

 

View this post on Instagram

 

Last chance 2 get your early bird tix TODAY!! ✨‼️‼️‼️dualipa.com/studio2054 @livenowglobal #amexunstaged

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Dua Lipa, më 30 tetor publikoi këngën e re me titull “Fever”, në bashkëpunim me artisten belge, Angèle. Kësaj kënge pritet t’i publikohet edhe një videoklip këtë të premte.