Dua Lipa ka publikuar sot bashkëpunimin me këngëtaren belge Angele, të titulluar “Fever”.

Artistet e njohura e kanë publikuar këngën e re në të gjitha platformat online të muzikës, ndërsa në Youtube ende nuk është publikuar videoklipi i saj.

Xhirimet e videoklipit janë bërë në Londër.

Teksti i këngës “Fever” është gjysmë i kënduar në gjuhën angleze e gjysma në atë franceze./21Media