Dua Lipa publikoi trailerin e këngës së re
29 Janar 2020
“Physical” publikohet së shpejti
“Physical” publikohet së shpejti
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka publikuar trailerin e këngës së saj më të re.
Projekti që titullohet “Physical” pritet që të publikohet me 31 janar. Këtë e ka bërë të ditur vetë 24-vjeçarja përmes rrjeteve sociale.
Dua aktualisht është duke shijuar suksesin e këngës “Don’t start now”, të publikuar në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar.
Kujtojmë që kënga e saj, New Rules”, e cila i dha famë të madhe edhe përtej Oqenait Atlantik ka arritur të klikohet mbi dy miliardë herë në youtube dhe për këtë sukses ajo ka falënderuar fansat e saj për dashurinë dhe mbështetjen./21Media