Dua Lipa ka vendosu që emri i saj të tregtohet në të gjithë globin.

Këngëtarja 24-vjeçare raportohet se ka paraqitur dokumente për të regjistruar emrin e saj si markë, duke i dhënë asaj mundësinë që të lëshojë artikuj të markës “Dua Lipa”, duke përfshirë rroba dhe kozmetikë, si dhe lojëra kompjuterike, libra, bizhuteri, madje edhe pajisje të kuzhinës, transmeton rtv21.tv.

“Dua e di se ajo është në kërkesë të lartë tani dhe mund të bëjë një pasuri”, i tha një burim gazetës “The Sun”.

“Ajo ka një imazh për të mbrojtur, kështu që nuk do të bëjë asgjë që është më shumë se një projekt me shuma marramendëse të parave”, vazhdon më tej burimi.

Juristët e Duas kanë parashtruar kërkesa për të mbrojtur emrin e saj në të gjithë botën, përfshirë në SHBA, Kanada, Evropë, Australi, Izrael dhe Azi.

Dokumentet të cilat pasi të nënshkruhen nga gjykatësi do t’i ndalojnë të tjerët të përfitojnë nga emri i saj./21Media