Artisja e mirënjohur me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, ka fitur çmimin si “Favorite Artist-Crossover”, në Latin American Music Award.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e LatinAMAs në Instagram, më pas është ripostuar edhe nga vet këngëtarja Dua Lipa.

“Wow, kjo është e mrekullueshme. Faleminderit shumë”, u shpreh Lipa.

Kujtojmë se projekti i fundit i saj është “We’re Good”, me gjithsej 44milionë shikime në kanalin zyrtar në Youtube./21Media