Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të jetë sërish pjesë e reklamës së parfumit “Libre” të markës së njohur “Yves Saint Laurent”.

Kështu ka njoftuar Dua Lipa përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 64 milionë ndjekës.

“Pranvera është këtu dhe poashtu edhe reklama ime e re për @yslbeauty #LIBRE”, ka shkruar këngëtarja krahas videos së publikuar.

Në reklamë Dua Lipa thotë “mos kini frikë nga liria juaj”, teksa shihet duke u ngjitur shkallëve drejt majës së një ndërtese, teksa aty e largon xhaketën dhe qëndron e zhveshur./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)