Artistja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, përveç zërit dhe paraqitjeve të mrekullueshme, shquhet edhe për stilin e veçantë.

Ylli botëror është aktive në rrjetet sociale, në të cilat publikon pamje nga përditshmëria për fansat e saj të shumtë.

E kur jemi te këto të fundit, Dua së fundmi publikoi katër imazhe në instagram, ku numëron 51 milionë e 300 mijë ndjekës.

E veshur me ngjyra verore dhe me flokë të lëshuara, Dua thjesht duket mahnitëse në fotografitë e fundit, në të cilat mori komente dhe pëlqime të shumta, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që më 14 gusht Dua Lipa ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Madonna-n dhe Missy Elliott, të titulluar “Levitating”./21Media