Dy artistet shkëlqejnë afër njëra-tjetrës

Dy artistet shkëlqejnë afër njëra-tjetrës

Këngëtarja e njohur kosovare me famë botërore, Dua Lipa është ndër artistet që po pëlqehet edhe nga emrat e njohur botëror.

Së fundmi, Dua është takuar me superyllin, Paris Hilton, me ç’rast në instagram për 22 milionë e 900 mijë ndjekësit e saj ka ndarë disa imazhe nga takimi me të.

Të veshura bukur, pranë njëra tjetrës, Dua dhe modelja e njohur duken mjaft bukur teksa shihen duke qeshur.

Kujtojmë që kënga e fundit e Dua-s është “If Only” në bashkëpunim me Andrea Bocellin. Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të artistit në Youtube dhe deri më tani numëron mbi 4 milionë klikime./21Media