Dua Lipa tregon se a ndikoi pandemia në promovimin e albumit të saj
3 Maj 2020
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dua Lipa foli edhe për albumin e saj “Future Nostalgia”, që u publikua në muajin mars.
Artistja vlerëson se ishte periudhë interesante dhe se ka qenë konfuze rreth publikimit të këtij albumi, megjithëse thotë se është shumë e kënaqur me rezultatin.
“Është kohë interesante me publiku album gjatë pandemisë, me promovu me intervista prej shtëpisë. Por kam qenë pak konfuze, sepse shumë njerëz po vuajnë gjatë kësaj kohe dhe nuk e disha a është koha e duhur me publiku këngë. Por jam shumë e kënaqur me rezultatin”, u shpreh Lipa./21Media