Këngëtarja me famë botërore e cila ka origjinë shqiptare, Dua Lipa jo rrallë herë është treguar aktive kur është fjala për vendin e saj Kosovën. Prej invesitmeve përmes fondacionit “Sunny Hill” e deri tek shfrytëzimi i famës së saj për të lobuar në të mirë të Kosovës.

Kësaj radhe Dua u ka bërë thirrje shqitparëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo në instastory ka shpërndarë postimin e babait të saj Dukangjinit.

“Bëje zërin tënd të dëgjohet! Mund të votoni kudo që jeni” , është sllogani që kanë publikuar e që shpie të linku i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve./21Media