Këngëtarja me prejardhje nga Kosova dhe famë botërore, Dua Lipa, gjithmonë uron vendlindjen dhe popullin e saj në festat e veçanta.

Një urim i veçantë edhe sot erdhi nga Dua, përmes Instagramit ajo uroi Kosovarët për përvjetorin e Pavarsisë duke i kujtuar vitin 2008.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë!!! XKXKXKXK 13 VJET!! Nuk do ta harrojë kurrë momentin kur e shikoja këtë ngjarje në TV, derisa isha duke jetuar në Prishtinë. Shumë emocione nga energjia e qytetit tim. Kujtim i paharruar… Jam krenare ta shoh sa larg kemi arritur dhe sa larg do të shkojmë në të ardhmen”, ka shkruar Dua në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 Ndryshe, të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri./21Media