Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i ka uruar ditëlindjen motrës së saj të vogël Rinës e cila ka mbushur sot 19 vjet.

Në rrjetin social Instagram, Dua ka publikuar disa fotografi ku shfaqet së bashku me motrën, përfshirë edhe imazhe nga fëmijëria e tyre, teksa ka shkruar edhe një urim të veçantë për motrën.

“Urime ditëlindjen për motrën time të vogël që është rritur! Motra ime ëngjëllore, falenderoj yllin tim të fatit që mu dhurua një motër e vogël 19 vite më parë! Të dua kaq shumë, mezi po pres të të shtrydh!“, ka shkruar Dua Lipa./21Media

https://www.instagram.com/p/CAKZCmjBLEy/?utm_source=ig_web_copy_link