Sot është një ditë e rëndësishme për këngëtaren shqiptare, Dua Lipën.

Nëna e këngëtares së famshme ka ditëlindjen dhe me këtë rast një urim edhe përmes rrjeteve sociale ka marr nga bija e saj, shkruan rtv21.tv.

Këngëtarja 24 vjeçare ka zgjedhur disa fotografi nga e kaluara dhe si mbishkrim ka vendosur një urim të veçantë për nënën.

“Gëzuar ditëlindjen nëna ime e bukur, e ëmbël, e dashur, dhe përtej kësaj gruaja më e fortë në jetën time. Faleminderit që ekziston! Ne të gjithë jemi aq me fat që ju keni udhëhequr gjatë jetës me dashurinë dhe mbështetjen tuaj të pakushtëzuar – Unë të dua, ne ju duam. Mbretëresha jonë !!!”, ka shkruar Dua në “Instagram”./21Media