Ylli Dua Lipa në një intervistë për revistën “Elle” për edicionin e gushtit, ka folur rreth periudhës së vetizolimit me të dashurin e saj, Anwar Hadid. Lipa tha se ishte vërtet mirë që kaluan kaq shumë kohë bashkë të vetizoluar në Britani të Madhe.

Shpreson që kjo ‘pushim i shkurtër’ do t’i inspirojë njerëzit që jenë më tolerantë ndaj mjedisit ku jetojnë.

Dua dhe Anwar u izoluan në një apartment në Londër, pasi u kthyen nga turneu i tyre australian.

“Ne kemi shfrytëzuar maksimumin e situatës. Unë me siguri kam qenë duke planifikuar të shkoj në turne dhe duke menduar se kur do të mund ta shohim njëri-tjetrin.”, tha ajo mes tjerash.

Në mars, Dua lansoi albumin e saj të dytë “Future Nostalgia”, të cilin e shkroi brenda dy javësh gjatë udhëtimit të saj në Xhamajka./21Media