“Për mua s’ka Vit të Ri, kalamajtë e mi s’kanë asgjë.”

Pa tryezë dhe mes varfërisë dhe skamjes edhe nata e ndërrimit të viteve do jetë si ditët e tjera në familjen Laci në Tiranë. Dëshpërimi nga varfëria duket qartë, në shtëpinë me dërrasa ku pothuajse gjithçka mungon.

“Kam katër fëmijë. Dy i kam të sëmurë me sëmundje toke. Disa flejnë në tokë, disa në krevat.”

Ndërrimi i viteve do të jetë pa shkëlqimin tradicional, ku buka e thatë është pasuria e vetme në tryezë.

Mes lotësh e vuajtjesh Silvana kryefamiljarja tregon se nuk ka festuar kurrë vitin e ri dhe se sot fëmijëve do t’u gatuajë fasule.

Ajo tregon se për të është një ditë e zakonshme dhe se jeta e saj kështu ka qenë gjithmonë madje shpesh detyrohet të rrijë me barkun bosh.

“Nuk u kam blerë asgjë për vitin e ri. Vetëm për ushqim kisha nevojë sot. Gjithë kalamajtë e dynjasë e festojnë dhe unë jo. As bakllava asgjë s’kam bërë sot.”

Ajo thotë se për të është një ditë e zakonshme dhe se jeta e saj kështu ka qenë gjithmonë. Madje, shpesh detyrohet që të rrijë edhe me barkun bosh.

“Që kur jam martuar dhe deti tani, s’kam parë një ditë të mirë.”

Festat ndihen më shumë te fëmijët, vajza e vogël e familjes tregon se babagjyshi nuk ka shkuar kurrë tek ajo. Dëshira e saj është të ketë një kukull dhe një shtëpi.
“Dua një kukull edhe një shtëpi të mirë, një televizor edhe një pemë për vitin e ri.”

Familja Laci jeton disa kilometra larg Tiranës në Shkozë, në një barake që në ditët e ftohta të dimrit ua bëjnë jetesën të pamundur./oranews