Dua Lipa pjesë e kampanjës për të drejtat e grave

Dua Lipa pjesë e kampanjës për të drejtat e grave

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është bërë pjesë e një kampanje botërore për të drejtat e grave.

Kjo kampanjë vjen një ditë para shënimit të Ditës së Gruas në botë, përmes të cilës shfaqen sfidat që gratë përballen në baza ditore, shkruan rtv21.tv

Që është pjesë e kësaj kampanje, ka treguar vetë artistja përmes një postimi të bërë në rrjetin social, Facebook.

Unë jam një feministe globale. Faleminderit Annie Lennox që më ke ftuar të jem pjesë e këtij filmi të shkurt #GlobalFeminism, i cili ndihmon të gjithë të identifikojnë dhe kuptojnë sfidat me të cilat përballen gratë çdo ditë. #GlobalFeminism, ndjehem e inspiruar! Mbështesim gratë anë e mbanë botës!”, ka shkruar Dua në videon e publikuar.

Në këtë video, Dua Lipa shfaqet duke mbajtur në duar një shkrim ku përcjellë mesazhin që: Një nga tri gra dhe vajza janë të përfshira nga dhuna fizike dhe seksuale gjatë jetës së tyre.

Përveç këngëtares shqiptare në video shfaqen edhe shumë emra të njohur botërorë, të cilët përcjellin mesazhe të ndryshme në lidhje me sfidat e grave.

“Swan Song” është projekti i fundit muzikor i Duas që është publikuar në muajin janar të këtij viti dhe deri më tani numëron mbi 30 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media