Ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore  në “American Music Awards” do të fillojë më 22 nëntor 2020.

Në këtë eveniment, artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është nominuar në dy kategori.

25 vjeçarja përmes një postimi në Instagram tregoi se është nominuar  për ‘Artistja e preferuar femër’ dhe ‘Kënga e preferuar’.

Dua gjithashtu tregoi se në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, ka planifikuar diçka shumë speciale.

“Kam planifikuar diçka të veçantë në këtë eveniment për herën e tretë. Qëndroni deri më 22 nëntor në ABC”, ka shkruar Dua në Instagram./21Media