Dua ndihet krenare

Dua ndihet krenare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa asnjëherë nuk harron t’i promovojë  vlerat e popullit shqiptar.

Kështu ka vepruar edhe mbrëmë ku për mbi 25 milionë ndjekësit e saj, Dua ka publikuar një video të vëllait  të saj, Gjinit teksa ka të veshur një fanellë kuq e zi.

Artisja 23 vjeçare edhe në intervista e bëra për mediat e huaja tregon se është krenare që është nga Kosova.

Kujtojmë se, para disa dite Dua Lipa ka marrë një propozim nga Bebe Rexha për të sjellë një bashkëpunim. Bebe gjithashtu për këtë bashkëpunim ka ftuar edhe Rita Orën dhe artisten e re me prejardhje shqiptare,  Ava Max.

Dua Lipa, është ajo që iu ka përgjigjur e para thirrjes që ka bërë Bebe Rexha në Twitter. “Hajde shqipe” ka thënë ajo duke treguar kështu se është e gatshme të jetë pjesë e një bashkëpunimi të tillë.

 

Ndryshe,“Swan Song” është kënga e fundit e Duas, të cilën e ka shoqëruar me videoklip. Kjo është kënga e parë e artistes për vitin 2019 dhe e veçanta e saj është sepse do të përdoret si kolonë zanore në filimin “Alita: Battle Angel”. Filmi, “Alita: Battle Angel” premierën do ta ketë më 14 shkurt të këtij viti./21Media