Së fundmi, Dua Lipa u ribashkua me familjen e të dashurit të saj, Anwar Hadid në Amerikë pas katër muajsh larg për shkak të pandemisë  së koronavirusit.

Dua Lipa iu rikthye të enjten jetës së New York, u shfaq  shumë elegante në lagjen Greenwich, teksa  la një studio regjistrimi, përcjell portali rtv21.tv

Këngëtarja, 24 vjeçe, ishte mishërimi i elegancës në një bluzë të bardhë dhe një palë pantallon e të zeza.

Pantallonat e Duas shfaqnin detaje të një zinxhiri të argjendit, i cili i vë në theks belin e saj të hollë. Nërsa bukuroshja nga Kosova i kishte kushtuar vëmendje edhe masave anti-Covid, ajo kishte vënë edhe një maskë të zezë.

Pavarësisht se mezi prisnin të ktheheshin në Amerikë, çiftit iu dashtë dy javë të karantinohej në Karaibe, pasi Dua nuk është një shtetase e regjistruar e SHBA-së./21Media