Elhaida krenare me Dua Lipën

Elhaida krenare me Dua Lipën

Dy këngëtaret e njohura, njëra ndërkombëtarisht e tjetra me famë botërore, Elhaida Dani dhe Dua Lipa kanë performuar mbrëmë në koncertin “Të bashkuar me muzikë në kujtim të Skënderbeut”.

Koncerti u mbajt në Romë të Italisë, me rastin e mbylljes së “Vitit Kombëtar të Skënderbeut”, shkruan rtv21.tv

Në këtë koncert performuan artistë të njohur shqiptarë si: Ermal Meta, Inva Mula, Ramë Lahaj, Dua Lipa, Elhaida Dani etj.

Pas performancave, artistët patën rastin të shoqëroheshin me njëri-tjetrin kështu duke shkëmbyer llafe e duke bërë fotografi.

Rrjeti social Instagram, ka qenë mediumi të cilin kanë vendosur disa nga këta artistë të tregojnë se sa shumë e duan atdheun e disa të tjerë edhe sa e duan njëri-tjetrin.

Ishte këngëtarja, Dua Lipa e para e cila foli për performancen dhe atdheun përmes një postimi në këtë rrjet, shkruan rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

Dua të dua! So proud of you ❤️

A post shared by Elhaida Dani (@elhaidadani93) on

Pas Duas edhe këngëtarja Elhaida Dani ndau dy fotografi me Duan, duke i thënë që është krenare me të. “Dua të dua!” Shumë krenare për ty”, ka shkruar Elhaida në imazhet e publikuara.

Të dy artistet janë duke shënuar suksese në skenën muzikore botërore, kënga e fundit e Elhaida Danit është “Let it Go” në bashkëpunim me Nathaniel, e cila ka marrë mbi 199 mijë klikime në Youtube. Ndërsa e Dua Lipës, bashkëpunimi me Andrea Bocellin, i titulluar “If Only” numëron mbi 2 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media