Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, sikurse edhe yjet e tjera, gjatë kohë së pandemisë ka pushuar sa i përket aktiviteteve muzikore.

Këngëtarja e hitit “New Rules” sot ka bërë të ditur se çfarë i ka munguar më së shumti gjatë kohës së pandemisë, shkruan rtv21.tv

Dua, në instagram për 46 milionë e 600 mijë ndjekësit e saj ka publikuar disa imazhe të koncerteve të ndryshme të saj, teksa ka lënë edhe një mbishkrim.

imissthissomuch”, ka shkruar Dua, krahas fotografive, në të cilat ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.

Kujtojmë që, “Future Nostalgia”, është albumi i fundit i artistes, i cili është publikuar në muajin mars./21Media