Ukraina ka rimarrë qytetin Bucha, tha kryebashkiaku

Forcat ukrainase kanë rimarrë qytetin Bucha, afër kryeqytetit Kiev, deklaroi kryebashkiaku i tij, Anatolii Fedoruk.

“31 Marsi do të hyjë në historinë e qytetit tonë… si dita e çlirimit të tij nga (forcat) ruse”, tha kryebashkiaku Anatolii Fedoruk në një video të premten, e cila duket se u filmua jashtë bashkisë së Bucha.

Këtë javë Rusia u zotua të zvogëlojë në mënyrë drastike operacionet ushtarake rreth Kievit dhe Chernihiv-it në Ukrainën veriore, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Forcat ukrainase kanë kundërsulmuar kundër Rusisë në një numër zonash pranë Kievit dhe më gjerë – siç tregon harte e mëposhtme./21Media

Back to top button