Në intervistën e saj ekskluzive për revistën “Rolling Stone” në Amerikë, Dua Lipa ka folur për periudhën kur u transferua në Kosovë, si dhe momentet e tmerrshme që prindërit e saj kishin përjetuar nga represioni serb në Kosovë, duke u detyruar të largohen për në Mbretërinë e Bashkuar.

“Rolling Stone” gjithashtu i ka dedikuar disa rreshta gjyshit të saj, historianit Seit Lipa, i cili dikur ishte edhe drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare ka kujtuar se si gjyshi i saj u pushua nga puna nga okupatorët serb, kjo pasi ai nuk pranoi të rishkruante apo thënë më mirë ta ‘falsifikonte’ historinë ashtu siç kërkuan ata.

Familja e saj është familje shqiptare e Kosovës, refugjatë të konflikteve në Ballkan, dhe të dy gjyshërit e saj ishin historianë”, shkruan revista, referuar Duas.

Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte”, shpjegon ajo. “Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe ai humbi punën e tij. Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”, ka thënë Dua  për revistën.