Poezi nga Nëna Terezë

Nobelistja shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë është lindur më 26 gusht 1910 në Shkup. Ajo tërë jetën e saj ia ka kushtuar çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfëra dhe personat e sëmurë.

Nëna Terezë është shqiptarja e vetme që ka marrë Çmimin Nobel për Paqe. Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë ka vdekur më 5 shtator të vitit 1997./21Media

DUAJE JETËN

Duaje jetën ashtu siç është
duaje plotësisht, pa pretendime;
duaje kur të duan apo kur të urrejnë,
duaje kur askush nuk të kupton,
apo kur të kuptojnë të gjithë.

Duaje kur të gjithë të braktisin,
apo kur në qiell të ngrenë si mbret.
Duaje kur të vjedhin gjithçka,
apo kur të dhurojnë.
Duaje kur ka kuptim
apo kur ngjan se nuk ka një fije.

Duaje në lumturi të plotë
apo në vetminë absolute.
Duaje kur je i fortë,
apo kur ndjehesh i pafuqishëm.
Duaje kur ke frikë,
apo kur ke një mal guxim.
Duaje jo vetëm për kënaqësitë e mëdha
e sukseset e mrekullueshme;
duaje edhe për gëzimet e vogla.

Duaje edhe pse nuk të jep çka mundet,
duaje edhe pse nuk është siç do ta dëshiroje.
Duaje sa herë që lindesh
e sa herë që je duke vdekur.

Por mos duaj kurrë pa dashuri.
Mos jeto asnjëherë pa jetë!