“Duam birrë, duam birrë”, thirrjet e tifozëve të Ekuadorit në ndeshjen ndaj Katarit

Derisa ishte duke u zhvilluar ndeshja, e Ekuadorit me Katarin në Kampionatin Botëror tifozët e Ekuadorit filluan të bëjnë një thirrje me zë të lartë për t’u shërbyer me birrë, gjë e cila është e ndaluar në Katar.
“Duam birrë, duam birrë”, ishin thirrjet e tyre në drejtim të organizatorëve.
FIFA dhe Katari kanë bërë të ditur se nuk do të lejohen birra brenda apo jashtë stadiumit, pasi me fenë islame është e ndaluar konsumimi i pijeve alkoolike.
Ndryshe, Ekuadorit i ka takuar fitorja e parë në Kampionatin Botëror të futbollit pasi ata e kanë mposhtur Katarin me rezultat 2-0.

 

Back to top button