Dugolli: Në Bruksel nuk po diskutohet për dinarin “Serbia shtet jo normal”

Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke komentuar sjelljen e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës ka thënë se kjo është një hakmarrje që po bënë Serbia ndaj Kosovës e cila kaloi suksesshëm fazën e dytë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.  Sa i përket bisedimeve në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarin, deputeti Dugolli ka thënë se me palën serbe nuk po diskutohet për dinarin, por për procedurat lehtësuese të zbatimit të rregullores së BQK-së.

‘’E para që po dua të them është se marrëveshja që është dakorduar në Bruksel dhe aneksi i zbatimit nuk është duke u zbatuar nga Serbia. E dyta, kjo është një hakmarrje tipike e një shteti jo normal siç është  Serbia e cila nuk dallon nga Serbia e Millosheviqit sepse edhe para 25 viteve patëm një hakmarrje.   Sa i përket çështjes së dinarin, në Bruksel nuk po diskutohet për dinarin. Në Bruksel po diskutohet për procedurat e lehtësimit të qytetarëve për të arritur deri tek implementimi i plotë i rregullores së BQK-së”, tha Dugolli për RTV21.

Back to top button