Ambasadori i Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli ka reaguar pas tërmetit që goditi Turqinë ditën e sotme.

Nëpërmjet një shkrimi në Twitter, Dugolli ka thënë se është pikëlluese të shohësh pamjet shkatërruese nga Izmiri, pak ditë pasi u prit ngrohtësisht në këtë qytet.

Është shumë pikëlluese të shohësh pamjet e shkatërrimit nga Izmiri, vetëm pak ditë pasi isha dëshmitar i mikpritjes së ngrohtë të këtij qyteti. Shërohuni shpejt Izmir”, ka shkruar Dugolli.

Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca, ka konfirmuar se numri i të vdekurve nga tërmeti deri më tani është 4./21Media