Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Edi Rama në lidhje ,me atë çfarë po ndodh me futbollin në Shqipëri.

Në letrën e tij, Duka shprehet se futbolli në Shqipëri është në një situatë jonormale dhe se tani është momenti historik për të krijuar një bazë ligjore.

Sipas tij, futbolli nuk kërkon lëmoshë, por investime që më pas kthehen 4-fish në arkat e shtetit.

Vërej me keqardhje se për fat të keq grupi i punës i ngritur me urdhërin tuaj, shumë shpejt u përfshi nga përçarja dhe meskinitetet politike, me qëllim ngritjen e flamurit të reformatorit në sport. Kjo luftë e brendshme, e shoqëruar nga “JO”-ja e përhershme e “burokratëve të pandreqshëm” të Ministrisë së Financave, solli një zhbërje të produktit final. Që ndryshe nga ç’premtuat apo ndryshe nga ç’jua kanë transmetuar, nuk u materializua në një dokument reforme tërësore”, shkruan ndër të tjera Duka në letrën e tij.

Presidenti i FSHF-së i kërkon kryeministrit Rama që të ushtrojë pushtetin e tij për ta zhbllokuar këtë ngërç që po kalon futbolli shqiptar.