Dukagjini mposht Ballkanin bindshëm në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Dukagjini ka bërë një hap gjigant drejt finales së Kupës së Kosovës, duke mposhtur Ballkanin me rezultat bindës 0-3 në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Skuadra mysafire e zgjidhi sfidën që në pjesën e parë me golat e Berishës në minutën e 8-të dhe Pefqelit nga pika e bardhë në të 37-tën, ndërsa goditjen përfundimtare e dha në minutat shtesë të takimit.

Me këtë kapital të lartë golash, Dukagjini pret me qetësi ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet pas dy javësh, ku do të përcaktohet zyrtarisht udhëtuesi për në finalen e madhe.

Back to top button