Duke i ikur i policisë, klienti bie nga lartësia

 

Policia informoi se sot rreth orës 01:00 një person u lëndua pasi që ra nga një lartësi prej dy metrash. Siç informoi për rtv21.tv zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, rasti ndodhi në Gjakovë, pasi viktima u mundua të largohej nga një lokal, pasi u detyrua nga pronari i lokalit.

Sipas Xhurkajt, viktima është hospitalizuar dhe gjendja e tij është stabile.

“Me datë 08.02.2021 rreth orës 01:00 të mengjesit, patrulla policore gjatë patrullimit kishte dëgjuar muzikë në lokalin “Muzikë live të XIKI” ne Gjakove, i cili ishte duke punuar pas orarit te lejuar . Me te verejtur policinë pronari kishte mbyllur lokalin, kishte fikur dritat dhe kishte detyruar klientet qe te perdorin nje dalje tjeter altenative e cila ishte e papershtatshme dhe pa ndriçim.  Një nga musafirët (viktima) pasi ishte detyruar nga pronari qe te largohej me vrap nga dalja e lartëcekur kishte rene nga nje lartesi mbi 2 m, me këtë rast kishte lenduar boshtin kurrizor dhe kishte pesuar frakturë në dorën e djathë. Ai është vërejtur nga polica të cilët kanë ftuar autoambulancën në vendin e ngjarjës.”, informoi Xhurkaj.

Ai shtoi se edhe përkundër shumë perpjekjeve, policia nuk mundi të kontaktojë me pronarin e lokalit, pasi qe dyert ishin te mbyllura dhe se ishte larguar fshehurazi nga lokali.

Lidhur me ketë rast hetimet do të vazhdojnë./21Media

Back to top button