Presidenti i gëzuar që këtë ditë po e festojnë së bashku

Presidenti i gëzuar që këtë ditë po e festojnë së bashku

Në familjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit sot ka arsye për festë. Në këtë ditë është ditëlindja e djalit të tij të vetëm të presidentit, Endritit.

Endrit Thaçi sot feston ditëlindjen e tij 21-të, shkruan rtv21.tv. Me këtë rast presidenti, Hashim Thaçi publikisht i ka uruar ditëlindjen Endritit.

Thaçi ka shkruar se ai dhe bashkëshortja e tij, janë të gëzuar që këtë vit janë në shtëpi për t’i rikujtuar çastet kur ka lindur Endriti dhe ata ishin larg njëri-tjetrit në prillin e vitit 1999.

“Urime ditëlindjen e 21-të, Endriti ynë i dashur! Ndoshta ke pasur dëshirë ta takosh shoqërinë, por Lumja e unë jemi të gëzuar që edhe këtë vit jemi të gjithë në shtëpi për t’i rikujtuar çastet kur ke lindur, kur ishim larg njëri-tjetrit në prillin e vitit 1999 dhe kur Kosova nuk ishte ende shtëpia jonë e lirë”, ka shkruar Thaçi.

Endriti është djali i vetëm i presidentit të vendit, Hashim Thaçit dhe i bashkëshortes së tij, Lumnije Thaçit. /21Media