Sot kalon afati gjashtëmuajsh për vendimin e gjykatësit ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Sot kalon afati gjashtëmuajsh për vendimin e gjykatësit ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Gjykata Speciale në Hagë ende nuk ka dhënë informacion se a u konfirmua apo u hodh poshtë aktakuza ndaj dy ish – eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Sot kalon afati gjashtëmuajsh për gjykatësin e procedurës paraprake të Gjykatës në Hagë për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën.

Ç’është e vërteta, Rregullorja ia mundëson Gjykatës Speciale që ta publikojë këtë vendim edhe pas afatit gjashtëmuajsh. /21Media