Një grua ka pësuar lëndime dje në fshatin Greme të Ferizajt si pasojë e goditjes nga një plumb qorr.

“Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime pasi që e njëjta derisa ishte duke punuar në kopsht (serë), ishte goditur nga një plumb qorr.”, ka bërë të ditur sot policia.

Sipas policisë, gruaja është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.”, ka njoftuar policia./21Media