Në ekranin e RTV21 ka filluar të transmetohet seriali turk “Kampionil”, serial ky i cili ka marrë vëmendje të madhe jo vetëm në Turqi por, edhe vendet tjera.

Ky serial ka një temë mjaft interesante dhe prekëse. Një djalë i ri i cili ka synim që të ndeshet në ring me kamionin e boksit, i cili ia vrau babain e tij gjatë një ndeshje.
Vuajtjet, sakrificat e gënjeshtrat e shumta do t’i përcjellin vazhdimisht aktorët e serialit, shkruan rtv21.tv


Aktorët tashmë kanë filluar xhirimet e serialit, të cilat i kishin për shkak të situatës së krijuar nga koroanvirusi.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shihet se aktorët gjatë xhirimeve po i respektojnë masat mbrojtëse ndaj për përhapjen e Covdi-19.

Kujtojmë se, seriali transmetohet nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00./21Media