Duke respektuar masat ndaj Covid-19 po xhirohet seriali “Emri im është engjëll”
27 Shtator 2020
Seriali i njohur turk “Emri im është engjëll” pas ndërprerjes së xhirimeve për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 muajin e kaluar ka filluar xhirimet.
Sezoni i dytë i serialit tashmë ka filluar të transmetohet në Turqi, dhe ngjarja e cila po zhvillohet në këtë serial po merr vëmendje të madhe jo vetëm në Turqi por, edhe vendet tjera.
Edhe në këtë sezon “Meleku” është ajo e cila bashkë me familjen e saj do përballet me shumë sfida, duke filluar nga zjarri që “Alpay” do e ndez në shtëpinë e saj.
Duket se dy miqtë e fëmijërisë do pajtohen dhe “inatet” mes tyre do marrin fund.
Vuajtjet, sakrificat e gënjeshtrat e shumta do t’i përcjellin vazhdimisht aktorët e serialit, edhe gjatë këtij sezoni. Karshi këtyre “Omeri” dhe “Defne” dashurinë e tyre do e kurorëzojnë me martesë.
Me respektimin e masave mbrojtëse të Covdi-19, aktorët shihet janë përkushtuar shumë në xhirime. /21Media