Ministrja e Kulturës, Rinise dhe Sportit, Vlora Dumoshi shprehu ngushëllime për familjen e Ismet Pejës, i cili vdiq sot. Dumoshi ka thënë se emri i Ismet Pejës do të jetë përjetësisht i lidhur me këngën burimore shqiptare, me melosin popullor shqiptar dhe me veprimtarinë muzikore të Kosovës në përgjithësi.

“Zëri i bacës Ismet përmes qindra këngëve qe ai solli mjeshtërisht, qe i pranishëm për publikun për shtatë dekada me rradhë, Ai ishte padyshim monument i këngës popullore e qytetare shqiptare dhe artist me kuptimin e plotë të fjalës. Baca Ismet në një jetë të tërë kushtuar skenës, ishte i pranishëm për publikun edhe në muajt e fundit të jetës. Për adhuruesit e këngës së tij, zëri i tij do të mbetet përherë i freskët e i paharruar, shpirti i tij përherë rinor e gazmor sepse siç ia thonte edhe ai vet me këngë “Robi plaket kur don vet”, ka shkruar Dumoshi në telegramin e ngushëllimit.

Ajo tutje ka thënë se Kosova ka humbur një njeri e një artist të papërsëritshëm, “Ismet Peja ishte dhe do të mbetet emër i pashlyeshëm i kulturës dhe artit shqiptar”.

Mëngjesin e sotëm arti kosovar humbi ikonën e tij të muzikës, Ismet Peja. Këngëtari  pas vetës ka lënë një bagazh të pasur të karrierës së tij për disa dekada në artin e vendit./21Media 

Tit: Telegram ngushëllimi i Ministres Dumoshi për ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës shqipe Ismet Peja

E…

Posted by Vlora Dumoshi on Sunday, November 22, 2020