Ministria e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka bërë homazhe në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit Avni Mulës.

Me nderimin më të lartë për veprën e tij, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës sot, kryeministrit Hoti, isha për homazhe në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolosit muzikor Avni Mula. Kënga e tij qe frymëzim i atdhedashurisë ndër breza, përbashkim andej e këndej kufirit andaj humbja e tij është humbje për familjen dhe për artin në përgjithësi, kudo ku ka shqiptarë. I përjetshëm kujtimi për këtë mjeshtër brilant!“, ka shkruar Dumoshi, në Facebook, ku ka postuar edhe fotografi nga homazhet.

Ndryshe, Mula ka vdekur dje në moshën 92 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e dha Inva Mula, vajza e tij. Avni Mula ishte nderuar me titullin Artisti i Popullit dhe Nderi i Kombit./21Media