Sot më 18 prill shënohet Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve

Sot më 18 prill shënohet Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve

Ministria e Kulturës ka njoftuar se shumë aktivitete që ishin planifikuar për ta shënuar këtë ditë, që ndërlidhen me fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë, janë pezulluar.

Megjithatë, MKRS-ja për mos ta harruar shënimin e kësaj dite ka përgatitur një video-mesazh përmes të cilit, Ministrja Vlora Dumoshi është adresuar në këtë ditë të rëndësishme për fushën e trashëgimisë kulturore.

Sipas MKRS-së, kanë përgatitur një 3D model të restituimit të Parkut Arkeologjik Ulpiana. Ky model është mbështetur financiarisht nga organizata UNDP në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës.

MKRS ka bërë thirrje që të kujdeseni më tepër për ata që i keni përreth, të rrisni përgjegjësitë për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.