Ministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka dërguar telegram ngushëllimi familjes për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të KOK-ut, Shaqir Shaqiri.

Në telegramin e ngushëllimit ajo përmendi kontributin e Shaqirit në sfera tjera, si pjesëmarrjen në  UÇK-

E nderuara familja Shaqiri,

Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar, Prof. Dr. Shaqir Shaqiri, ish president i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Z. Shaqiri ishte president i KOK-ut në periudhën 1992-1996, duke i prirë Lëvizjes Olimpike në një kohë të vështirë për sportin e për vendin në përgjithësi.

Me profilin e tij shumëdimensional ai kontribuoi jo vetëm për sportin por edhe në shumë fusha të tjera. Ishte pjesëmarrës i UÇK-së dhe njeri me virtyte të larta njerëzore.

Në emrin tim si ministre dhe të MKRS-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes Shaqiri, Lëvizjes Olimpike në Kosovë dhe të gjithë atyre që patën nderin ta njohin.
Me respekt,
Vlora DumoshiMinistria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Shaqir Shaqiri vdiq dje në moshën 73 vjeç./21Media