Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe federatën me rastin e vdekjes së parashutistit Fatos Gërxhaliu në një aksident gjatë fluturimit, duke thënë se humbja e tij do të lërë një boshllëk të madh në familje dhe në komunitetin e aeronautikës.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, të parashutistit Fatos Gërxhaliu, pas aksidentit në fluturim, lajm që na pikëlloi të gjithëve. Bashkëndjej dhimbjen në këto momente të trishta për familjen, miqtë, komunitetin sportiv dhe ata që e njohën. Ngushëllime familjes Gërxhaliu, miqve të të ndjerit, Federatës dhe tërë komunitetit të aeronautikës në Kosovë.”, tha Dumoshi.