Dumoshi ngushëllon familjen Rexhepagiqi

Dumoshi ngushëllon familjen Rexhepagiqi

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka shkruar telegram ngushëllimi për familjen Rexhepagiqi, të cilëve u ka thënë se ndarja nga jeta e artistes Violeta Rexhepagiqi ështe humbje e madhe për artin dhe kulturën në Kosovë.

Dumoshi ka shkruar se Violeta ka lënë gjurmë të pashlyeshme për artin kosovar, me elegancën e saj skenike në kohët më të vështira për vendin.

“Violeta nuk ishte artiste e zakonshme. Të jashtëzakonshme e bënte përpjekja e saj për të thyer tabutë duke sjellë modernitetin në formën më të mirë të tij, në artin e kulturën tonë”, shkruar Dumoshi.

Minstrja në detyrë është shprehur se Violeta do të mbahet mend edhe për kontributin e çmuar që ka dhënë në fushën e informimit në kohën kur Kosova përballej me tortra e burgosje.